Laçi me ‘sytë’ nga Papa, kthehen Melo e Myrta, jashtë Prodani?

Laçi i teknikut Armando Cungu luan nesër në orën 17:00 ndeshjen e dytë sezonale në shtëpi. Për javën e tretë Abissnet Superiore, kurbinasit do të përballen me Bylis ku të gjithë në kampin bardhezi presin fitoren e parë të edicionit 2024/25.

Në fakt, te Laçi ka patur zhillime të shumëta pasi veç debitit të paguar kundrejt klubit Apolonia, (merkato e lirë për kurbinasit), sot është larguar definitivisht Serxhio Ujka (Egnatia) ndërsa Mario Bajramaj ende nuk është i listuar (probleme me drejtësinë).

Ndërkohë anësori i majtë Indrit Prodani ka patur një problem në gju dhe me shumë mundësi laçiani nuk do të jetë në dispozicion. Në anën tjetër klubi ka paguar gjysmën e dënimit të Ulliam Kordiero Melos teksa braziliani rikthehet në dispozicion. Gjithashtu mesfushori i dalluar Olsi Myrta ka lënë pas dëmtimin dhe është i listuar.

Me mjaft interes kopozimi i grupit nesër nga Armando Cungu pasi tifozeria bardhezi, parë afrimet e fundit, e veçanerisht të një fantazisti si Enriko Papa, pritet të jetë e shumtë në shkallë.

Futbollistët që stafi teknik ka në dispozicion ndaj Bylis:

Dajsinani, Biba, Mjaki, Lleshi, Opeh, Kristian da Lima, Papa, Manellari, Bibo, Myrta, Tresa, Kurti, Melo, Bullari, Taleb, Ballhysa, Ceno, Traore, Outara, Boçka, Prodani? Konate?./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!