Euro “Sllovaki 2025”/ Dy ndryshime në listën e Kombëtares U21

Shqipëria U-21 do të luajë më 6 shtator ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian “Sllovaki 2025”.

Kuqezinjtë nisin grumbullimin të dielën, ndërkohë që lista e 23 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bushi ka pësuar ndryshime.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Simon Simoni nuk do të jetë në dispozicion të Bushit, pasi është përfshirë në listën e Kombëtares A të trajnerit Silvinjo për dy ndeshjet e UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Në vend të Simonit është ftuar në Kombëtaren U-21 portieri Klidman Lilo, i cili do të vihet në dispozicion të skuadrës qysh në ditën e parë të grumbullimit.

Ndërkohë, një emër tjetër i shtohet listës së Kombëtares U-21 për këtë ndeshje, pasi mesfushori Hajrulla Tola do t’i bashkohet ekipit të dielën për të dhënë kontributin në ndeshjen me Zvicrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!