Portugalia shpall listën, Ronaldo nuk ‘shqitet’

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka përfshirë Kristiano Ronaldon në listën e skuadrës për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Spanjolli shpalli sot lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet në shtëpi kundër Kroacisë më 5 shtator dhe Skocisë më 8 shtator. 39-vjeçari Ronaldo, i cili luan për Al Nasr, vjen nga një kampionat evropian zhgënjyes në Gjermani, ku nuk shënoi asnjë gol ndërsa Portugalia u eliminua me penallti kundër Francës në çerekfinale.

Martinez tha se pas Euro 2024 ekipi i tij po fillon “një cikël të ri për Kupën e Botës 2026”. Ronaldo do të ishte 41 vjeç kur të fillonte Kupa e Botës në Amerikën e Veriut.

Kjo është lista e lojtarëve të thirrur:

Portierë: Diogo Costa (Porto), Josè Sá (Wolverhampton), Rui Silva (Real Betis).

Mbrojtës: Rúben Dias (Manchester City), António Silva (Benfica), Renato Veiga (Chelsea), Gonçalo Inacio (Sporting), Tiago Santos (Lille), Diogo Dalot (Manchester United), Nuno Mendes (Paris Saint-Germain), Ne ‘lson Semedo (Wolverhampton).

Mesfushorë: João Palhinha (Bayern Munich), João Neves (Paris Saint-Germain), Vitinha (Paris Saint-Germain), Bruno Fernandes (Manchester United), Bernardo Silva (Manchester City), Rúben Neves (Al-Hilal), João Fe ‘lix (Chelsea), Francisco Trincão (Sporting), Pedro Gonçalves (Sporting).

Sulmues: Rafael Leão (Milan), Geovany Quenda (Sporting), Pedro Neto (Chelsea), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Diogo Jota (Liverpool).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!