Kopmeiners vishet bardhezi, kontratë deri në 2029

Ëndrra e holandezit të Atalantës bëhët realitet, firmos me ‘Zonjën e Vjetër’ në Torino.

Teun Kopmeiners është një lojtar i Juventusit. Pas negociatave që zgjatën gjatë gjithë verës, mesfushori 26-vjeçar më në fund ka zbarkuar në Torino për të nisur eksperiencën e re me fanellën bardhezi.

Pas lejes nga Atalanta, rreth mesditës, Kopmeiners u paraqit në J Medical për të kryer kontrollet mjekësore rituale. Vizitat zgjatën mbi pesë orë, me holandezin që më pas nënshkroi kontratën me klubin deri në vitin 2029.

Një mëngjes intensiv në J Medical, ku u shfaqën edhe ultrasit e Juventusit për të mirëpritur Kopmeiners, të impresionuar nga dëshira e fortë e lojtarit për të veshur fanellën bardh e zi.

Më tej, mesfushori holandez duket se ka vendosur edhe për numrin e fanellës së tij: do të veshë bluzën me numër 8.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!