Ranking UEFA/ Partizani e Tirana kryesojnë (koeficent i njëjtë)

Në përditësimin aktual katër skuadra të Abissnet Superiore janë me koeficent të lartë në Europë. UEFA në llogaritjet e saj për koeficentë ka renditur Partizanin në vendin e 194 (6.500), Tiranën në të 197-ën (6.500), Vllaznia e 259-ta me koeficnet 5.000 dhe Laçi i 263-ti po me 5.000.

Pas tyre vijnë Teuta e renditur e 341-ta dhe Egnatia e 359-ta.

Ndërkaq nga ekipet shqiptare vijon të kryesojë Ballkani (vendi i 150) me koeficent 8.000. Në këtë renditje të Ranking UEFA kryeson Siti me 123.000 i ndjekur nga Real Madrid me 119.000.

Për t’u parë vendosjet e reja në përditësimin e radhës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!