Pikante dhe shumë histori, kampionati në dy javë javë

U mbyll java e dytë Abissnet Superiore dhe ajo e parë e Kategorisë së Parë.

Disa veçori që shoqëruan ditët futbollistike:

-Partizani prezanton trajnerin e ri Aleksandar Veselinoviç, Dritan Mehmeti shumë pranë largimit nga Dinamo. Daja në skenë.

-Java e supergolave: Rrapaj, Rabiu, Balaj, Bocka dhe Dros perlat e xhiros së dytë që do t’i kishte zili edhe arena e madhe në Europë.

-Igli Tare ndjek deri në fund Partizani- Skënderbeu. Djali i tij Etien Tare (20) figuron pjesë e korçarëve.

-Delegati Besnik Çela te Vora- Apolonia (Kategori e Parë) pas mbledhjes rutinë me faktorët e një ndeshje, takon pak minuta para startit arbitrat e ndeshjes në pistë. Në rregullore?

-Vangjel Zguro ndoqi Partizani- Skënderbeu në tribunë. Pas fitores së skuadrës së tij të re në dalje tha: Episodi antisportiv në duelin me Vllazninë? “Tej rrethanave, ishte gabim shumë i madh imi. Nuk ngjet herë tjetër”

-Kristian Dros, moldavi që shënoi një ‘ekstra gol’ për Elbasanin ende nuk “njihet”. E quajtën bjellorusi Dros…

-Dy gola Balaj, dy gola E Vila në dy javë. I pari pritej, i dyti befasi. Të dy dikur pjesë e Kombëtares kuqezi, Të dy me moshë madhore respektivisht 33 e 36-të vjeç.

-Në Shkodër ndeshja nisi me 30 minuta vonesë (Vllaznia- Tirana). Probleme teknike të sistemit VAR.

-Tendencë në rritje të tifozëve në shkallë. “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” paraprinjë ndërsa në Korçë nuk ka bileta mjaftueshëm në shtije (Skënderbeu- Elbasani).

-Dinamo Siti e vetmja skuadër pa pikë në 180 minuta. ‘Nëndetësja’ mban dhe statusin e skuadrës që luan gjithnjë jashtë shtëpie.

-Në fund të dy xhirove 2024/2025 vetëm një ndeshje nuk prodhoi gola. Laçi- Tirana (java e parë, 0-0).

-Dy arbitra debutuan për herë të parë në Superiore. Ermis Çelaj (Partizani-Skënderbeu) dhe Daniel Vrapi (Elbasani- Teuta).

-Java e tretë kthehet në ‘normalitet’. Nëse dy të parat u luajtën të diel të hënë, kjo xhiro do të zhvillohet të shtunë të diel./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!