AF Elbasani ‘stuhi’ Teutës, verdheblutë bëjnë ‘tris’

Java e dytë/ AF Elbasani- Teuta 3-0 ( Dros 30′, Hila 48′, A.Kasa 78′ )

Ndeshja e parë për AF Elbasanin në shtëpi përballë Teutës rezultoi një duel i fituar lehtë, e kthyer në festë në fund falë 3 golave të shënuar. Ndonëse skuadra e Bordin vuajti në minutat e para për të zgjidhur fatet e ndeshjes, teksa kishte supermacinë territoriale u desh një goditje vrastare e Dros në 31′-ën për t’i hapur udhë suksesit historik të skuadërs së qytetit me emrin e ri AF Elbasani.

Me startin e pjesës së dytë Teuta u duk mjaft kërkuese ndërsa një gabim në prapavijë i kushtoi golin e dytë te porta e Tafas e praktikisht duke hequr përfundimisht dorë nga mendimi për të dalë me pikë nga Elbasani. Ishte Ardit Hila ai që shfrytëzon hapësirën në të 48 për 2-0.

Reagimi i durrsakëve i zbehtë ndërsa vendasit krijojnë dhe raste të tjera shënimi. Në fund Arsen Kasa shënon dhe golin e tretë duke mbyllur përfundimisht takimin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!