Dramë në Ballsh, Bylis fiton në të 100′-ën

Superiore, java e 2/ Bylis- Dinamo 1-0 ( Bruno 90+10′)

Dinamo shënon me Qardakun, VAR e anulon, VAR jep penallti për blutë Bregu e humb, Bylis në parajsë në të 100′-ën.

Dramë sportive në Ballsh; Ngjet gjithëçka teksa minutat e fundit kthehen në rebus të madh për të dyja skuadrat. Ndonëse Dinamo kishte disa minuta që ushtronte presion nuk arriti të konkludojë. Megjithatë ajo fitoi një penallti në minutën e 91′ e cila mori plot 5 minuta kohë derisa VAR dhe vetë arbitri Lata ta akordonin për blutë.

Dejvi Bregu në prezantim dështon duke humbur mundësinë e avantazhit të kryeqytetasëve. Më pas radha e vendasëve të cilët shënojnë me Bruno në të 90+10 por sërish ka punë për VAR. Në fakt ishte kohë e humbur pasi goli ishte tërësisht i rregullt. Bylis fiton 1-0 dhe tani Dinamo i hap udhë krizës me dy humbje në po aq javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!