Cikalleshi del në stërvitje me ‘Traktor’

Pas prezantimit zyrtar të djeshëm nga Traktor në Iran, sot Sokol Cikalleshi ka takuar shokët e rinj të skuadrës të cilët i kanë uruar mirëseardhjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi 34 vjeçar ka mbajtur një fjalim para tyre:

“Atmosfera dhe energjia që gjeta këtu më bën të lumtur sepse kjo do të na çojë te rezultatet e mira”.

Kavajasi me një karrierë të pasur sportive ka nisur menjëherë stërvitjen në skuadrën e re me të cilën ka 1 vit kontratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!