Flamurtari e djallos që në start, Besa e Vora nisin me tri pikë

Burreli befason Flamurtarin në Vlorë, skuadra e Agostinelit dritë hijet nuk ndahen.

Me gjashtë sfida të luajtura në një ditë dhe në një orar ka marrë udhë kampionati i Kategorisë së Parë 2024/2025.

11 gola janë shënuar në start teksa vetëm një përballje u mbyll me shifra të bardha.

Vëmendja ishte te dy skuadrat e Superiores që këtë edicion përballën në të Parën. Kukësi kaloi minimalisht Erzenin me golin e Beshiraj në pjesën e dytë.

Me të njëjtin rezultat Vora mposhti Apoloninë, ndërsa Burreli surprizoi Flamurtarin duke i përmbysur rezultatin në shtëpi.

Fitore e thjeshtë për Besën ndaj Valbonës si dhe për Pogradecin që likuidoi Kastriotin në shifrat 3-1. Pa gola u mbyll dueli Korabi – Lushnja.

Kategoria e Parë, Java 1:
Vora – Apolonia 1-0
Kukësi – Erzeni 1-0
Flamurtari – Burreli 1-2
Valbona – Besa 0-2
Korabi – Lushnja 0-0
Pogradeci – Kastrioti 3-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!