Ramadani: Vlerësojmë Legian, s’kemi ardhur për shëtitje

Trajneri: Kur flasim për futbollin polak dy gjëra na vijnë shpejt në mendje; Levandovski dhe Legia Varshavë.

E vetmja skuadër shqiptare ende në garat europiane Drita e Gjilanit do të luajë sot takimin e vajtjes me Legian e Varshavës për Conference League faza Play Off.

Përballë gjigandëve polakë me të cilët aktivizohet tiranasi Jurgen Çelhaka pritet të jetë mision super i vështirë mirpo në kampin kosovar kanë bindjen se do të shfaqen mjaft të vendosur për të kërkuar mrekullinë e shkuar në grupe.

Kjo duket qartë nga ajo që u deklarua nga stafi teknik i tyre në vigjilje të kësaj sfide që nis në orën 18:00.

Ish trajneri i Flamurtarit dhe Egnatias Zekirja Ramadani, aktualisht në krye të Dritës së Gjilanit, ka folur në konferencë për mediat para ndeshjes me Legia Varshavë, duke thënë se gjilanasit nuk kanë udhëtuar për piknik në Poloni dhe se duelin e parë për fazën Play Off, do të luajnë shanset e tyre.

Formacionet e mundëshme:

Legia: Tobiasz – Pankov, Augustyniak, Kapuadi – Wszołek, Kapustka, Goncalves, Luquinhas, Vinagre – Gual, Kramer

Drita: Maloku – Bejtullai, Mesa, Gomda, Ovouka – Besnik Krasniqi, Rron Broja, Selmani, Dabiqaj – Tusha, Blerim Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!