Drita në Play Off me Legian, Ballkani e Deçiç bien nga penalltitë

Drita kalon Audan 3-1 pas kohës shtesë dhe shkon në fazën Play Off të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e luajtur në ‘Fadil Vokrri’ të besuarit e Zekerija Ramadanit përmbysën ndeshjen e vajtjes (1-0) duke e dërguar fillimisht duelin në shtesë e më pas shpërthyen me dy gola të tjerë.
Në fazë tjetër e pret Legia Varshavë më 22 guasht në transfertë.
Golat: Krasniqi 75’pen, Broja 102′, Dabiqaj 115’/ Talla 91′
Ndërkaq Ballkani me një penallti të shënuar nga Hamidi në fund të pjesës së parë e dërgoi ndeshjen Larne- Ballkani në shtesë 2×15. Asgjë dhe fati i kualifikimit për në play off u vendos nga penalltitë. Larne fitoi 4-1 dhe ecën më tej.
Shtesë kërkoi edhe ndeshja Deçiç Tuzi-HJK Helsinki e luajtur në Nikshiq të Malit të Zi. Golat u shënuan nga Pulelo 26′ për shqiptarët barazoi Plange në të 48′ ndërsa fitoren e Deçiç e vulosi Masanoviç në të 90+4′. Me penallti më tej avancoi skuadra finlandeze 3-4./Sportiim.al/