Mbape dërgon në ‘gjyq’ PSG-në

U afrua gjatë verës te Real Madrid mirpo Kilian Mbape mban kokën prapa te ish klubi tij PSG. Arsyeja nuk ka të bëjë me nostalgjinë por për një sasi eurosh që francezi i kërkon në mënyrë definitive nga kampionët e Francës.

Ai kërkon 55 milionë euro të papaguara nga PSG dhe kjo situatë mund të jetë fatale për një klub aq të shëndetëshëm ekonomikisht e me reputacion si PSG.

Mësohet se sulmuesi i Realit e ka dërguar çështjen përpara komisionit ligjor të LFP (Francë) dhe UEFA-s. Në rast sanksioni, PSG rrezikon të humbasë licencën e UEFA-s duke lëshuar automatikisht vendin në Champions League./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!