Gjini te Ballkani, Teuta e konfirmon

U raportua nga TVSH që në start të ndeshjes Teuta- Bylis (java e parë) se mbrojtësi Elmando Gjini ishte bërë pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Sot mbrojtësi gjëndët në Kosovë për të bërë prezantimin e radhës me kampionët e Kosovës. Shifart pretendohet se vërtiten te 120 mijë euro.

I ka paraprirë vetë klubi durrsak këtij transferime me një postim në rrjete:

“Klubi i futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin Kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21 vjeçar është arritur ditën e sotme.

Faleminderit Fanella me nr. 92 për gjithçka. Klubi dëshiron të falënderojë Elmando Gjinin për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e Teutës dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, thuhet në njoftim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!