Laçi e Tirana mbyllin pa fitues në…start

Abissnet Superiore, Java 1:
Laçi – Tirana 0-0

Sfida mes Laçit dhe Tiranës solli dhe barazimin e parë të këtij sezoni të ri futbollistik. Pa gola u mbyll përballja në Laç e cila nisi me shtatë minuta vonesë për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të rënduar.

Një përballje në kufijtë e së barabartës, jo me shumë qartësi dhe pa shumë raste të krijuara. Ekuilibrat i prishi vetëm një karton i kuq akorduar ndaj Melos në shtesë pas një gjesti antisportiv të kapitenit bardhezi ndaj tifozerisë mike.

Nga një pikë shkon në start për të dyja ekipet me Tiranën që nuk gjen as në këtë fillim të ri rrugën për të mposhtur Laçin. Sakaq, kurbinasit do duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës pasi i pret një mungesë e rëmdësishme si Melo./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!