Startojnë Premier League dhe Ligue 1, Mançester e PSG i’a behin

Nesër e shtunë, radha e Serie A me dy ndeshje në orën 18:30 dhe dy të tjera në 20:45.

Pas La Liga-s e cila nisi dje, sot startojnë sezonin e ri futbollistik edhe Premier League e Anglisë dhe Ligue 1 e Francës.

Në ishull, ky ‘nder’ i takoi duelit të Mançesterit teksa në ‘Old Trffaord’ me fillim orën 21:00 do të zbresë në fushë ekipi i Ten Hag përballë skuadrës londineze të Fulhem.

Ndërkohë edhe kampionati francez merr udhë sot për edicionin 2024/2025. Kampionët në fuqi të PSG-së do të jenë në transfertë përballë vendasëve të Le Havre (20:45).

Kthyer te La Liga, ajo ka në program sot dy duele të tjera të javës së parë. Kështu, Selta Vigo pret Alaves në orën 19:00 ndërsa më vonë, Las Palmas takohet me Seviljen (23:00)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!