Kukësi bëhët me pronarë të rinj

Nga sot klubi i Kukesit merr pronësi tjetër, investitorë të huaj zyrtarisht në krye.

Takimi prezantues u zhvillua në Tiranë teksa bashkë me drejtuesit e rinj edhe djali i Safet Gjicit, Erinaldo Gjici, me cilësinë e ish pronarit të klubit verilindor.

Në fjalen e tij drejtori sportiv letonez, Nikita Kornejevs, ka shpjeguar se si do të jetë strukturuar Kukësi i Kategorisë së Parë, që ka si synim kthimin në Superiore.

“Fillimisht do të thosha që jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri, shumë krenar dhe i nderuar që bëhem pjesë e një klubi me kaq histori. Kam ardhur të bëjmë një punë të madhe dhe këtë do ta bëjmë hap pas hapi. Puna jonë si klub është të kthejmë gëzimin e futbollit në qytetin e Kukësit dhe të kthejmë klubin e Kukësit ku i takon, në Superiore. E besoj me të vërtetë se mund të arrihet.

Në karrierën time e kam arritur një sukses të tillë, në vendlindjen time Letoni, kisha klubin Tukums 2000 që ishte në vështirësi të mëdha. Në sezonin e parë e morëm ekipin në kategorinë e dytë dhe e ngjitëm në Premier Ligë dhe klubi vazhdon të luajë ende atje. Edhe te Kukësi kemi një staf të përgatitur që e dinë mirë se ccfarë duhet të bëjmë, janë gati për sukses dhe po punojnë me dashuri të madhe për këtë klub.

Do të vazhdojmë rrugën e lënë nga presidenti i mëparshëm dhe shpresojmë të sjellim edhe më shumë dritë në klubin e Kukësit shqiptar, se kam qenë duke u përgatitur për këtë. E kam studiuar kampionatin shqiptar se një drejtor sportiv duhet të shohë, skautojë lojtarët, të njohë futbollistë të rinj, ndaj mendoj që e njoh mjaft mirë futbollin shqiptar.

Nuk jam në perfeksion, por megjithatë niveli i njohjes nga ana ime mendoj se është i kënaqshëm. Këtu më ftoi një mik dhe partner i imi, me të cilin kam punuar prej një periudhë të gjatë kohe. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!