Prezantohet zyrtarisht Opeh, Laçi godet me Bullarin

Kurbinasit pas Kleandro Lleshit prezantojnë dy futbollistë cilësorë, të tjerë janë…udhës.

Samuel Opeh mbërrin dhe prezantohet te Laçi. Më herët bardhezinjtë (25 korrik) e kishin prezantuar si afrim të parë të merkatos së verës teksa shkruanin:

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me qendërmbrojtësin 25-vjeçar, Samuel Opeh.

Futbollisti nga Nigeria e ka nisur karrierën në vendlindje, ku ka luajtur me Ace FA dhe Ëarri Ëolves FC, për t’u aktivizuar më pas edhe në Uzbekistan te FK Oqtepa dhe Loko Tashkent.”

Ndërkohë po sot ka mbërritur nga Greqia qëndërsulmuesi shtatlartë (1.90 metra) Emiljano Bullari. Lojtari 23 vjeçar i rritur te moshat e Olimpiakos së fundi ishte pjesë e Egaleo (Athinë), ndërsa sot u prezantua te Laçi. /Sportiim.al/

Njoftimi i klubit bardhezi:
Janë prezantuar sot me bardhezinjtë⚪️⚫️ dy afrimet më të reja të kësaj merkatoje. Samuel Opeh, qendërmbrojtësi 25-vjeçar nga Nigeria është bashkuar ditën e sotme me ekipin, ndërsa Emiliano Bullari vjen pas aventurave greke për të veshur fanellën bardhezi. 23 vjeçari që luan si sulmues është aktivizuar më parë dhe me kombëtaret e moshave.
KF Laçi iu uron mirëseardhjen dy lojtarëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!