Egnatia ndaj Napolit, testi nis me formacionet zyrtare
Në Kastel Di Sangro ( stadiumi ‘Teofilo Patini’, Itali) Egnatia pas pak në miqësoren e luksit me Napolin e trajnerit Antonio Konte.
Ndeshja ka si start orën 20:00 dhe pritet të ndiqet nga shumë tifozë.Para saj në fushë edhe presidenti i Napolit De Laurentis i cili takon futbollistët.
Paraprakisht të dyja skuadrat kanë përzgjedhur formacionet fillestare.
Formacionet startuese:
Napoli: Meret, Di Lorenco, Rrahmani, Natan, Mazoki, Angisa, Lobotka, Spinacola, Politano, Kedira, Kvaratskelia. Tr: Antonio Konte
Egnatia: Dabjani, Xhemajli, Malota, Alijev, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Ndreca, Kasa, Doku, Lushkja. Tr: Edlir Tetova