Bare te një tjetër klub i madh spanjoll

Silvinjo e la jashtë liste në Euro 2024 por Keidi Bare vijon të luajë në nivele të larta në Spanjë.

Fieraku 26 vjeçar pasi mbylli me Espanjol do të vazhdojë karrierën e tij në klubin e Real Zaragozës, i cili në këtë edicion është pjesë e La Liga 2.

Ai do të jetë te klubi i ri për tre edicione.

Njoftimi i Zaragozës;

“Akord me mesfushorin shqiptar për tre sezonet e ardhshme”.

Kështu, Real Zaragoza siguron praninë e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me paraqitjet e tij, talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!