Lleshi prezantohet zyrtarisht te kurbinasit
Dje u deklarua arritja e akordit ndërsa sot drejtuesit e Laçit e kanë prezantuar si afrim zyrtar. Bëhët fjalë për mesfushorin Kleandro Lleshi.
Sot drejtori i medias dhe menaxhimit të klubit bardhezi Dario Pali pasi e prezantoi ish futbollistin e Kukësit, tha se Laçi i ka të gjitha potencialet për të kompozuar më së miri grupin e ri.
“Janë disa emra që kemi marrë si përforcim. Strategjia jonë si klub gjithnjë ka rezultuar efikase ndaj shpejt do të kemi të tjerë futbollistë të nivelit të lartë.”