Montenegro akuzon, Egnatia trukon ndeshje

Montegro ka paditur Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh.

Lajmi është raportuar nga Newsport.al dhe sipas saj kjo lidhet me shkakun se përse sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka pranuar të kthehet te rrogozhinasit.

Mungesa e tij ra në sy pas muajit maj, kur Egnatia u shpall kampion. Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar u afrua në Rrogozhinë gjatë janarit të këtij viti. Egnatia bleu kartonin e Montenegros pikërisht nga LD Alajuelense.

Deri tani nuk është thënë asnjë version zyrtar nga palët për mungesën e lojtarit nga Kosta Rika. Ditët në vijim vetë futbollisti pritet të dalë në deklaratë.

Sipas medias shqiptare e gjitha lidhet me faktin se një avokat i punësuar nga Jurguens Montenegro, po punon prej rreth 4 muajsh me këtë çështje.

Pasi u eleminuan nga Borac Banja Luka në turin e parë të Champions League, lojtarët e drejtuar nga Edlir Tetova po angazhohen në Conference League.

Aty kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Vikingur Rejkjavik me rezultatin 0-1 në Islandë. Takimi i kthimit që do vendosë cili kalon në turin e tretë, luhet më 1 gusht ora 20:00 në “Loro Boriçi”, shkruan Newsport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!