Nis ‘Paris 2024’, Lojërat Olimpike ndezin botën

Ngjarja me e madhe sportive në planet, nis zyrtarisht sot në Paris. Ceremonia e parashikuar enkas për eventin e madh Olimpik nis me parakalimin përgjatë lumit Sena, pritet dyndje e pazakontë…

Lojërat Olimpike të cilat nisin sot në Paris, do të jenë një festë jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën. Së bashku, Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike do të mbledhin 15,000 atletë që presin të garojnë në 32 disiplina të ndryshme sportive. Ky event do të jetë më i madhi sportiv i organizuar ndonjëherë në Francë.

Më shumë se 4,500 medalje do të jepen gjatë kësaj ngjarje sportive globale. Sot Praisi do të presë 203 delegacione, si dhe 120 kryetarë qeverish të shteteve të ndryshme. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet jashtë me një paradë 6 kilometrash përgjatë lumit të Senës, duke mundësuar këdo në Paris të shohë një ngjarje unike dhe lëvizëse që celebron magjinë e Lojërave.

“Paris 2024” do të jenë gjithëpërfshirëse. Këto lojëra teksa asiston edhe delegacioni shqiptar do të jenë më eko-përgjegjshmet e organizuara ndonjëherë në histori, me gjurmën e karbonit të përgjysmuar në krahasim me edicionet e mëparshme dhe me një fokus të veçantë në ndikimin mjedisor.

Lojërat Olimpikë të Parisit do të jenë edhe një mundësi për të mbështetur çështjet sociale, duke promovuar barazinë dhe gjithë përfshirjen. Për herë të parë, garat do të kenë një barazi të plotë midis meshkujve dhe femrave, ndërsa do të ketë lehtësira aksesi për të gjithë vizitorët.

Gjithashtu synohet të promovohen vlerat e sportit si një mjet për integrim, përfshirje dhe mirëqenie, kryesisht për të dërguar mesazhe deri te brezi i të rinjve në shkolla. ‘Paris 2024’ ndez motorët…

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024, ndërsa Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!