Kleando Lleshi, afrimi i radhës te Laçi

Lleshi (24 vjeç) është aktivizuar me Rekreativo Huelva në Spanjë, ndërsa ka edhe 4 grumbullime me kombëtaren kuqezi U21.

Ish mesfushori i Kukësit Klenadro Lleshi me të kaluar në ligat e ulta spanjolle është bërë futbollisti më i ri i Laçit.

Në fakt dje ai u pa te skuadra e Cungut ndërsa sot drejtuesit e klubit e kanë zyrtarizuar si lojtar të klubit bardhezi. Kjo do të bëjë që rivaliteti në mesfushë të rritet pasi ai së bashku me Kryeziun luajnë thujase në një rol.

Ky është dhe afrimi i dytë i rëndësishëm te kurbinasit. Dje klubi i presidentit Pashk Laska afroi nigerianin Samuel Opeh që luan në qëndër të mbrojtjes./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!