Iberia kalon përpara, Partizani e pëson nga …VAR-i
Ka përfunduar ndeshja Iberia 1999-Partizani e cila u luajt në Tbilis e vlefshme për ndeshjen e vajtjes së turit të dytë në Conference League.
Fraksioni i parë ishte thuajse i balancuar por vendasit kaluan përpara falë një penalltie të shënuar në të 31′ nga Nonikashvili.
Në fillim të pjesës së dytë skuadra e Shehit mbetet me 10 futbollistë (Rrapaj i kuq) teksa pëson edhe golin e dytë me Sylia (57′).
Të kota protesat e Partizanit për pozicion jashtë loje. Arbitri rumun në një ndeshje ku mungon VAR-i drejton dorën nga qendra.
Ndërkaq përpjekje të shumëta të të kuqëve për të gjetur golin e shpresës. Disa mundësi të mira por në fund shifrat finalë u ndalen te 2-0. E kthimit pas një jave./Sportim.al/
IBERIA 1999: Makaridze, Kapanadze, Agjakua, Jgerenaia, Jinjolava, Kardava, Nonikashvili, Mamageishvili, Tabatadze, Syila, Kokhreidze. Tr: Levan Korgalidze
PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Hadroj, Mehmeti, Maget, Zguro, Rrapaj, Cara, Bintsuka. Tr: Orges Shehi