CL/ Dy skuadrat e Superiores, sfida të vështira në transfertë

Nënkampionia e Shqipërisë Partizani do të sfidojë sot në transfertë Iberian në orën 18:00 me ndeshjen që luhet në Tbilis. Të kuqtë e Shehit do të kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj ish Saburtalos me të cilën dy vite më parë fitoi në udhëtim 0-1 dhe u mund në ‘Air Albania’ 0-1 e më pas u eleminua me penallti.

Ndërsa kampionia në fuqi Egnatia provon shanset e ndeshjes së parë në Islandë me Vikingur (20:45). Rrogozhinasit zbritën në Ligën e Konferencës pasi u eliminuan nga Championsi ndërsa u përballen me Borac Banja Luka.

Kjo ndeshje merr shumë rëndësi pasi sfida e kthimit me shumë gjasë do të luhet në impiantin e rikonstruktuar në Rrogozhinë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!