Laçi kryen afrimin e parë big…

Sot testi miqësor me Korabin (18:30, Laç) nis me risi….

Laçi nis zyrtarisht merkaton për sezonin e ri futbollistik me prezantimin e nigerianit 25-vjeçar. Vetë klubi bardhezi ka njoftuar në rrjete sociale afrimin e Samuel Opeh që aktivizohet si qendërmbrojtës.

Opeh ka luajtuar më parë me Ace FA dhe Wolves FC në Nigeri, teksa vitet e fundit ka qenë pjesë e FK Oqtepa dhe Loko Tashkent në Uzbekistan. Tashmë për do të nisë një aventurë e re në Abissnet Superiore me ekipik kurbinas.

Njoftimi i KF Laçi:
KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me qendërmbrojtësin 25-vjeçar, Samuel Opeh.

Futbollisti nga Nigeria e ka nisur karrierën në vendlindje, ku ka luajtur me Ace FA dhe Warri Wolves FC, për t’u aktivizuar më pas edhe në Uzbekistan te FK Oqtepa dhe Loko Tashkent.

I urojmë suksese Samuel me fanellën bardhezi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!