CL/ Sot Struga e Deçiç, stafetën e marrin nesër Partizani dhe Egnatia
Turi i dytë i Ligës së Konferencës përfshin sot dy skuadra të tjera shqiptare. Struga Trim&Lum do të jetë në fushë për t’u takuar në të vajtjes me Pyunjik të Armenisë në Ohër (17:00) ndërsa Deçiç Tuzi po sot në orën 19:00 në transfertën gjeorgjiane me Dimano Batum.
E enjtja sjell në fushë dy skuadrat e Kategorisë Superiore. Partizani do të luajë me Iberia 1999. Luhet në Gjeorgji me fillim orën 18:00. Ndërkohë Egnatia ka një provë të vështirë në Rejkjavik me Vikingur me ndeshjen e vajtjes që starton në 20:45.
Ndërkaq Llapi i Podujevës ka transfertën e Danimarkës aty ku e pret Bronby (19:00).
Conference League
Sot:
Struga-Pynjik 17:00
Dinamo Batum-Deçiç Tuzi 19:00
Nesër:
Iberia 1999-Partizani18:00
Vikingur- Egnatia 20:45
Bronby-Llapi 19:00 /Sportiim.al/