ESPN/ Mesi i pari, Ronaldo dhe Henri më të mirët e shekullit

ESPN ka percaktuar sipas një rendi emrat e 20 futbollistëve më të mirë në shekullin 21.

Në krye të listës qëndron Lionel Mesi e fill pas tij Kristiano Ronaldo.

Tetë herë ‘Topi i Artë’ edhe njëherë tjetër është renditur më lart se sulmuesi portugez duke vendosur përfundimit se cili prej tyre ishte “kokë grupi”.

Gjithësesi befasia më e madhe vjen tek vendi i tretë, pasi si Mbape ashtu dhe Nejmar nuk e kapën vendin e tretë.

ESPN ka zgjedhur francezin Tierri Henri si lojtarin e tretë më të mirë të shekullit pas Mesit dhe Ronaldos. Francezi shkëlqeu te Arsenali, ndërsa në të njëjtën kohë ishte lider te kombëtarja e Francës.

Artikulli shpjegon se si Henri në kohën e tij ka revolucionarizuar rolin e numrit 9 në futboll, diçka që mund ta shpjegojë arsyen pse ai zuri vendin e disa emrave tjerë të mëdhenj.

Ndërkaq, ESPN jep argumente pse asnjëri prej kandidatëve Nejmar apo Mbape nuk arritën të përfundojnë në podium me Mesin dhe Ronaldon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!