Kieza kryen kontrollet mjekësore dhe pret….kontratën e re

Sulmuesi i Juventusit, Federiko Kieza, është rikthyer këtë mëngjes në Torino dhe ndodhet në J Medical. Sulmuesi i lindur në vitin 1997 ka mbaruar pushimet ekstra-evropiane dhe pas martesës me Luçia Bramanin, iu nënshtrua testeve fizike dhe atletike.

Skuadra bardhezi me trajnerin Tiago Mota në krye ndodhet në Gjermani, në Herzogenaurach dhe faza në kampin stërvitor do të zgjasë deri të premten më 26 korrik.

Ndërkohë Kieza sipas TMW, do të qëndrojë në Torino: lojtari do të duhet të flasë edhe për të ardhmen me klubin, me kontratën që i skadon në qershor. 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!