CL/ UEFA hedh shortin e turit të tretë, Egnatia shanse reale për të ecur…
Kamponët e Shqipërisë kanë një superprovë të vështirë me Vikingur, turi i tretë eventual, i favorëshëm.
Sot në Nion të Zvicrës UEFA hodhi shortin për turin e tretë kualifikues të Conference League. Dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani në rast kualikimi në turin e dytë kanë njohur rivalët e mundshëm.
Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Rejkjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni).
Nga ana tjetër Partizani ndërsa ka përballë paraprakisht skuadrën Iberia 1999 (ish Saburtalo, Gjeorgji) me të cilën u ndesh dy vite më parë në rast kualifikimi do të ketë si rival në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Bashaksehir (Turqi) – La Fiorita (San Marino).