Mihana firmos në Azerbajxhan, Kapaz e prezanton si risi

Redon Mihana përfundon në kampionatin azer. Kurbinasi 25 vjeçar ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me Kapaz duke iu bashkuar në këtë kampionat edhe një Redoni tjetër. Bashkëpatriotit të tij nga Kurbini Redon Xhixha që aktivizohet prej dy sezonesh me Karabak.

Mihana nisi te moshat e Laçit është rritur sportivisht në Fier teksa ka mbajtur veshur bluzën e Apolonisë, Dinamos, Egnatias, Kastriotit dhe Erzenit të Shijakut me të cilën mbylli sezonin e kaluar.

Për sulmuesin anësor ka dhe një obsion zgjatje në kontratë. Ai konsiderohej talent i madh i futbollit shqiptar por për ta vërtetuar këtë, Mihana lipset të provojë për herë të parë jashtë vendit aventurën në Azerbajxhan.

Klubi azer shkruan:

Skuadra jonë ka shtuar një tjetër lojtar në skuadrën e saj. Shqiptari Redon Mihana u transferua te Kepaz. Me legjionarin 25-vjeçar është nënshkruar një kontratë vjetore “1+1”. Mihana mund të luajë në të dyja anët e mesfushës.

Për herë të parë në karrierën e tij, futbollisti, i cili vetëm në vendin e tij, së fundi luajti në klubin “Erzeni”. Mihana veshi edhe fanellën e kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!