Katër skuadrat shqiptare eleminohen nga Champions League
Egnatia, Ballkani, Deçiç, dhe Struga pas eleminimit do të luanjë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Katër skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në turin e parë të UEFA Champions League u eleminuan thuajse me turp.
E nisi Ballkani teksa edhe pse kishte fituar ndeshjen e vajtjes 1-2 u mund nga Santa Koloma po 1-2 me adorrianët që kaluan me penallti.
Edhe Deçiç Tuzi u eleminua nga TNS i Uellsit pas humbjes së sfidës së parë 3-0 dhe barazimit të djeshëm 1-1 në Podgoricë.
Sot Struga humbi sërish me Slovan Bratislavë 1-2 (kishte humbur një javë më parë 2-4) për ti dhënë lamtumirë Champions League.
I njëjti fat për Egnatian. Në ‘Elbasan Arena’ u tregua e lodhur dhe pa grintë. Tetova pati mungesa të detyruara si Ndreca, Zejnullai por ai duhet të japë shpjegime përse Sebastian Spahiu nuk u preferua. Një eleminim për turp./Sportiim.al/