Modriç krah Mbapesë, zgjat kontratën me Real Madrid

Luka Modriç ka zgjatur kontratën me Real Madrid deri në vitin 2025. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2018 fitoi kurorën e gjashtë të Ligës së Kampionëve si dhe titullin e katërt të La Liga me Realin sezonin që sapo u mbyll.

“Dua të vazhdoj pasi e meritoj, dhe jo sepse ma falin, nuk më kanë falur kurrë asgjë në jetë dhe nuk dua ta bëj tani” , tha kroati pas skadimit të kontratës me Los Blancos.

Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë tituj me Real Madridin sesa Modriç, i cili ka ngritur 26 trofe që kur iu bashkua gjigantëve spanjollë në vitin 2012.

Luka teksa mbush së shpejti 39 vjeç, pritej të tërhiqej, veçanërisht pas deklaratës së Toni Kros për tërheqjen e tij në fund të sezonit.

Gjithashtu mesfushori nuk kishte në plan të varte këpucët e tij në skenën ndërkombëtare pavarësisht largimit të hershëm të Kroacisë nga kampionati evropian i përfunduar së fundmi, ku u eliminuan pas fazës së grupeve. Ai ka 178 paraqitje me Kroacinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!