‘Luaj kudo’, Mbape deri në 2029 te Reali

Prezantimi përrallor sot i Kilian Mbape te Real Madrid në prani të 85 mijë shikuesish ka zbardhur edhe kontratën dhe ristë me sulmuesin 25 vjeçar francez.

Sulmuesi i cili do të mbajë numrin 9-të në shpinë, kishte opsionin për të vazhduar kontratën me PSG-në, por vendosi të mos e përdorte atë dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Los Blancos.

Në këto kushte, Reali nuk i është dashur t’i paguajë asgjë PSG-së por për të patur sherbimet e tij ka paguar 100 milionë euro direkt në llogarinë e lojtarit. Në kontratë edhe e drejta e imazhit ecila parashikohet e ndarë 50-50.

Kështu paga vjetore e Kilian Mbape-s sipas mediave iberike do të jetë 15 milionë euro. Kjo është shumë më pak se paga e tij në PSG, për të cilën fitoi 200 milionë euro në dy vitet e fundit, pa llogaritur kontratat e sponsorizimit. Nga sot një ‘alien’ më shumë në Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!