Festa e trofeut europian, Madridi vishet i kuq

Morata kapiteni i Spanjës në rol moderatori, truma të çmendura në rrugë me thirrjet ‘Campeones’.

Spanja u kthye në shtëpi, me një “pasagjer” më shumë në avion. La Roja, kampione e re e Euro 2024, ka zbarkuar në Madrid për festën e madhe në kryeqytet.

Përpara turmave nëpër rrugët e qytetit deri në pjacën Cibeles, skuadra u prit në Pallatin Zarzuela nga familja mbretërore. Mbreti Felipe, Mbretëresha Leticia dhe dy vajzat, Leonor dhe Sofia të cilat kishin fanellën e kombëtares me numrin 10.

Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik, të paraprirë nga ministrja e Sporteve Pilar Alegria dhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Pedro Rocha, përshëndetën dhe shtrënguan duart me familjen mbretërore.

Kapiteni Alvaro Morata i dha Felipes një fanellë të Spanjës me numrin 4 dhe fjalët “Mbreti i Evropës”.

Pjesa tjetër e festës i përfshiu të gjithë teksa në rrugët e Madridit por në gjithë Spanjën pati invazione festive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!