Mbretër për herë të katërt, Spanja i mposht të gjithë

Trajneri 63 vjeçar Luis de la Fuente me Spanjën e tij ngre në qiellin e Berlinit trofeun e kampionit të Europës për vitin 2024.

Me shtatë fitore (njëra në kohën shtesë me Gjermaninë), kombëtarja spanjolle thyen të gjitha “ligjet” në futbollin europian dhe sot teksa mundi Anglinë 2-1, në sytë e Filipit të 6-të, ia del për herë të 4 të marrë një trofe të tillë aq prestigjioz.

Si askush tjetër, Furitë e Kuqe dominuan çdo rival. Në lojë e në shifra. Nga porta , mbrojtja te mesfusha me Rodri e Fabian Ruiz deri te talentet e sulmit Niko Ulliams e Lamin Jamal./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!