Spanja rikthen dy titullarë, formacioni klasik i finales

Spanja bën gati formacionin, ndaj Anglisë sot në orën 21:00, me më të mirët. Ndeshja e fundit për Navas

Pa probleme stërvitore, pak orë para finales së Europianit ndaj Anglisë, për trajnerin e Spanjës, De la Fuente. Iberikët do të dalin në fushë me formacionin tipik, me 4-2-3-1 të zakonshme dhe të testuar.

Këtë mbrëmje rikthehen Karvajal dhe Le Normand ndërsa Hezus Navas luan duelin e lamtumirës me Furtë e Kuqe.

Navas në moshën 38-vjeçare (luan ende te Sevilja) do t’i thotë lamtumirë kombëtares me të cilën është shpallur kampion bote në vitin 2010 dhe i Europës në vitin 2012. Ai ka fituar edhe Ligën e Kombeve.

Ky është formacioni i mundshëm i Spanjës për ndeshjen kundër anglezëve:

SPANJË (4-2-3-1): Simon; Karvajal, Le Normand, Laporte, Kukureja; Fabian Ruiz, Rodri; Jamal, Olmo, Uilliams; Morata. Tr:De La Fuente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!