Spanja bëhët gati për festë në…’Cibeles’
“Marca” raporton se nëse Spanja fiton Euro 2024 do të festojë në sheshin “Cibeles” në Madrid.
Pikërisht aty ku gjithnjë Reali i Madridit feston sa herë arrin trofe të mëdhenj. Sikundër dhe këtë vit me dy trofetë e fituar titullin në La Liga dhe Ligën e Kampioneve.
Federata Spanjolle e Futbollit ndonëse ka patur disa probleme në krye të saj pas skandalit Rubiales, ka zgjedhur qëndrën e Spanjës për një mbërmje madhështore feste. I vetmi problem për t’u zgjidhur, mbetet suksesi i 14 korrikut ndaj Anglisë në ‘Olimpiastadion’ të Berlinit.