Laçi zbret në fushë, Cungu me grup të “cunguar”

Trajneri Armando Cungu i priu sot seancës së parë të Laçit për edicionin e ri 2024/25. Në kompleksin sportiv buzë stadiumit ‘Laçi’, me start orën 18:00 i gjithë grupi në dispozicion nisi me programin e stafit teknik të drejtuar nga Cungu.

Ndonëse nga grupi i edicionit të kaluar kishte disa mungesa teksa disa prej tyre janë larguar përfundimisht (rasti Sobovale i cili sot luajti me Malishevën në Conference League), sërish sot në Laç u panë bërthama e skuadrës që mbylli në maj sezonin e 85-të futbollistik.

Bashkë me futbollistët e njohur ishin dhe 5-6 lojtarë të rinj baza e të cilëve ishte nga Laçi e Tirana.

Lista e futbollistëve të edicionit të kaluar që ishin sot në seancë:

Dajsinani, Prodani, Sula, Ujka, Barjamaj, Bibo, Melo, Tresa, Mjaki, Kurti, Taleb, Biba, Myrta/ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!