Partizani, sa e vështirë me maltezët, Vllaznia heroike në Islandë

Pas Tiranës teksa barazoi 1-1 në udhëtim me Torpedo Kutaisi, ishte radha e Partizanit teksa në ‘Elbasan Arena’ u ndesh me maltezët e Marsakslok. Pas golit të shpejtë të Muratjat ka ardhur barazimi me Jurin në të 15′.Pjesa e mbetur nuk prodhoi asgjë duke venitur shanset e të kuqëve për këtë takim.

Partizani: Qirko; Hadroj, Preka, Bytyqi, Buxhelaj; Murataj, Maget, Rrapaj; Rifa, Mba, Cara. Tr: Orges Shehi


Marsakslok: Drobnjak; Xheferson, Lopez, Raden; Aguirre, Muskat, Scicluna; Mikallef; Juri; Nonato, Gomez. Tr: Uinston Muskat.

———————————————————–

Ndërkohë Vllaznia e pëson që në minutën e 12′-të me Trygvason por më pas kuqeblutë barazojë me Ardit Krymin në 22′-të. Me disa situata të ndërlikuara te porta e tyre shkodranët në fund edhe pse me 10 futbollistë (Deliu i kuq) shënon në fund me talentin Dodaj për 1-2. Në fund të shtesës (90+9′) Valur barazon me Heimenson për 2-2 final.

Valur: Shram, Gunarson, Antonson, Janson, Pedersen, K. Sigurdson, Laruson, Trygvason, Eijolfson, Palson, G. Sigurdson. Tr Arnar Gretarson

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami, Krymi, Kahrimanoviç, Deliu, Qato, Mala, Balaj. Tr: Tomas Brdariç

Ndeshjet sot të skuadrave shqiptare

Malisheva-Buduçnost 1-0

Noah- Shkëndija 2-0

Torpedo Kutaisi- Tirana 1-1

Partizani– Marsakslok 1-1

Valur- Vllaznia 2-2

Europa League:

Visla Krakov- Llapi 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!