Euro 2024/ Spanja në gjysmëfinale, Gjermania largohet …krenare
Spanja me Dani Olmo (njeriu i ndeshjes) dhe Merino kalojnë Pancerat në një finale të parakohëshme në Shtutgart.
Çerekfinale: Spanjë- Gjermani 2-1 (pas kohës shtesë) (Dani Olmo 51′, Merino 118’/ Virtz 89′)
Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, duke mposhtur Gjermaninë 2-1 pas kohës shtesë.
Në Shtutgart, Furitë e Kuqe kaluan në avantazh në minutën e 51-të me anë të Dani Olmos të asistuar mrekullisht nga Jamal, por reagimi gjerman ishte i ashpër.
Pas shtyllës së goditur nga Fylkrug dhe disa mundësive të humbura nga të dyja skuadrat, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e 89-të me Virtz që e çoi ndeshjen në 1-1 dhe rrjedhimisht në shtesë.
Këtu skuadra e Nagelsman-it u tërbua, duke pretenduar një penallti për shkak të goditjes me dorë të Kukurejës por me gjasë Entoni Tejlor dhe ndihmësit e tij, para prekjes (ndoshta pozicioni natyral i dorës), kanë dalluar pozicionin jashtë loje të Fylkrug.
Në dinamikën e minutave të fundit, Spanja thyen gjermanët në të 118-ën pas goditjes me kokë të atij që u duk zëvëndësimi më ‘kot’ i Luis de la Fuente Mikel Merinos. Në kohën shtesë, Karvahal u largua me karton të kuq me të ‘kuqen’ spanjolle që shkon në gjysmëfinale./Isuf Myrtaj/