Festoi turpshëm, Belingam ia hedh me gjobë
Asnjë skualifikim për Xhud Belingam. Siç raporton Bild, anglezi do të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh për festën e tij ndaj Sllovakisë: pas goditjes me roveshatë kur luhej fundi i ndeshjes.
Lojtari i Realit, në fakt festoi golin me një gjest të turpshëm, duke vendosur duart në organet gjenitale pikërisht përballë pankinës sllovake.
Anglia do të përballet me Zvicrën të shtunën në Duseldorf (18:00) për një biletë në gjysmëfinale të Euro 2024.