Euro 2024/ Arbitra anglezë për dy sfidat e nesërme
Nga beteja mediatike te ajo e fushës. Spanjë-Gjermani e konsideruar me të drejtë finale e parakohëshme e turit për një biletë në gjysmëfinale ka shkundur të gjithë në Spanjë e Gjermani.
Vendasit e Euro 2024, Gjermania ka ditë që flet për supermaci të tyre dhe këtë mbi të gjitha e lidh me elementin e ri të ‘La Roya’ dhe atë pjekurinë e Pancervae. Megjithatë legjendari Del Boske (trajneri kampion bote dhe Europe si trajner i Spanjës në 2010 dhe 2012) e ka një përgjigje kur pret shkurt: Fiton Spanja.
Pikërisht ky dualitet mediatik përpos asaj që dy kombëtaret kanë treguar deri tani, UEFA ka vendosur që dueli i së premtes në Shtutgart (18:00) t’i besohet anglezit të njohur Entoni Tejlor.
Ndërkaq edhe për duelin tjetër të ditës së nesrme Portugali- Francë UEFA ka caktuar një anglez. Ai do të jetë Majkell Oliver me takimin e orës 21:00 që zhvillohet në Hamburg./Foto ‘X’/ Sportiim.al/