Sllovaki-Rumani “biskota” Euro 2024, Ukraina jashtë

De Bryne gjithë klas edhe sot por Belgjika kalon si e dytë pa shkëlqim

Euro 2024, Grupi E:
Ukrainë – Belgjikë 0-0
Sllovaki – Rumani 1-1

Në ditën e fundit të grupit E të Euro 2024, Belgjika dhe Ukraina barazuan 0-0, rezultat që i lejoi Djajtë e Kuq të kualifikoheshin në fazën e 16-të si të dytët dhe eliminuan skuadrën e Rebrov, të fundit në grup me 4 pikë në diferencë golash.

Pak emocione në MHPArena në Shtutgart, të përqendruara mbi të gjitha në fazën finale të lojës: Trubin i tha jo Karrasko-s, ndërsa Malinovski për Ukrainën pothuajse befasoi në shtesë Kastels i cili e ndali mrekullisht.

Rumania fiton grupin, Sllovakia e treta kualifikohet si një e katërt më e mirë. Për Belgjikën e teknikut Tedesko tani përballë do jetë Franca.

Kështu Grupi E si kurrë më parë prodhoi shifrat me 4 skuadra me nga 4 pikë. Në këtë rast vendosi golaverazhi./Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!