Zvicëra ndal Gjermaninë, Hungaria fiton në shtesë
Momente paniku në duelin Skoci- Hungari, Varga përplaset me portierin skocez Gan dhe përfundon në spital.
Euro 2024, Grupi A:
Zvicër – Gjermani 1-1
Skoci – Hungari 0-1
Gjithçka vendoset në shtesë. Zvicra siguron kualifikimin por Gjermania i rrëmben nga duart vendin e parë, ndërsa Hungaria vuan dhe feston përballë Skocisë në minutën e 100′-të.
Një gol i Ndoye ngriti peshë zviceranët dhe i mbajti në vendin e parë të grupit deri në shtesë. Dominimi i gjermanëve u shpërblye nga Fylkrug që realizoi golin e barazimit për të rikthyer Gjermaninë në fron.
Dy gola të anuluar, nga një për secilin kamp. Si fillim e “pësojnë” gjermanët për një faull e thuajse në fund nuk festojnë dot zviceranët për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Sakaq, një gol i minutës së 10 shtesë nga Ksoboth nderoi hungarezët. Një moment i vështirë u regjistrua gjatë pjesës së dytë ku sulmuesi i Hungarisë, Varga, humbi ndjenjat pas një përplasjeje të frikshme me portierin e Skocisë. Pritet të mësohet gjendja e lojtarit pasi ai u largua menjëherë nga fusha e lojës.
Klasifikimi përfundimtar në Grupin A kryesohet nga Gjermania me 7 pikë, ndjekur nga Zvicra me 5 të tilla. 3 pikë i takojnë Hungarisë, ndërsa Skocia mbyll rednitjen me vetëm 1 pikë./Sara Gjidiaj/