Euro 2024/ Danimarka ndal Anglinë, ekipi i Sauthgejt nuk…bind

Grupi C: Danimarkë-Angli 1-1

Danimarkë- Angli luajtur sot sot në Frankfurt prodhoi shifrat finalë 1-1. Një ndeshje e cila u luajt më mirë nga danezët të cilët që në fillim kërkuan të imponohen ndaj ‘Tre Luanëve’ të Sauthgejt.

Në fakt, me kalimin e minutave ishin anglezët që shënuan me Herri Kejn teksa luhej e 18′-ta. Topi i pasuar nga Uoker nga e djathta në rrugën e tij gjeti dy devijime për t’u bërë një aisit për bomberin e bajernit i cili me një prekje e depotizoi në rrjetë.

Insistimi i danezëve erdhi në rritje teksa në të 38′, Hjulmand godet nga afro 25 metra duke e shënjestruar te shtylla e djtahtë e Pikford e më pas topi që prehet në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat tregohen të kujdesshme duke mos arritur dot të shënonin golin e fitores. Nga Anglia pritej më shumë që tani pas këtij barazimi ngjiten në kuotën e 4 pikëve. Danimarka qëndron te dy pikët pas dy barazimëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!