Euro 2024/ Zvicëra i falet Shaqirit, prek kualifikimin

Eurogoli i Xherdan Shaqirit për rekordin absolut të tij. Në 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtarë, shqiptari i Zvicërs, ka shënuar rregullisht.  

EURO 2024, Grupi A:
Skoci – Zvicër 1-1 (Shar 13’/ Shaqiri 26′)

Zvicra nuk ia del të sigurojë fitoren e dytë në Grupin A të EURO 2024. Skocia e ka ndalur në barazim 1-1 në një ndeshje ku protagonist u bë edhe Shaqiri.

Surpriza e parë erdhi nga skocezët që me MekTomini dhe një devijim të Shar morën avantazhin teksa surpriza e dytë ishte akoma dhe më e bukur. Një supergol i Shaqirit riktheu shifrat në barazpeshë totale. Goditja e shqiptarit shkoi drejt e në këndin e djathtë të portierit skocez Gun.

Më tej të pafat zviceranët me 2 gola të anuluar që mund t’i jepnin fitoren në sfidën e sotme përballë një Skocie që u shfaq ndryshe nga ajo e përballjes së parë.

Në Grupin A kryeson Gjermania e kualifikiar tashmë, ndjek Zvicra me 4 pikë, Skocia me 1 dhe mbyll Hungaria me 2 humbje në po aq takime./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!