Egnatia peshkon Borac Banja Luka, Ballkani gjën ekipin nga Andorra
- Edicioni i 70-të i Ligës së Kampionëve nisi zyrtarisht sot me shortet për turin e parë kualifikues, i cili do të luhet në datat 9/10 (ndeshja e parë) dhe 16/17 korrik (kthimi). Do të jetë edicioni i parë me formatin e ri: turneu do të fillojë më 9 korrik 2024 dhe do të përfundojë më 31 maj 2025 me finalen në Mynih.
Sot tre skuadrat shqiptare, pikërisht kampione të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen në turin e parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve.
Egnatia (Shqipëri), Ballkani (Kosovë) dhe Struga Trim&Lum (Maqedoni e Veriut) u listuan kështu:
Egnatia- Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në Bosnje & Hercegovinë dhe të kthimit në Shqipëri. Ballkani- Santa Koloma nga Andorra me takimin e parë parashikuar të luhet në Prishtinë.
Short i vështirë për Strugën, që vihet përballë Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e Veriut.
Deçiç e Tuzit skuadra tjetër shqiptare nga Mali i Zi, u shortua me
Nju Saints (Uells).
Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik. /Sportiim.al/
Champions, turi paraelimiantor:
Grupi i parë:
Slovan Bratislavë- Struga
Nju Saints-Deçiç Tuzi
Borac Banja Luka-Egnatia
Spartans-Linkoln
Ballkani-Santa Kaloma
Grupi i dytë:
Flora Talin-NK Selije
Klaksvik-Diferdanzhe 03
Panevezis- Helsinki
FC RFS- Larne FC
Vikingur Rejkavik-Shamrok
Grupi i tretë:
Virtus- FCSB
Ludogorets-Dinamo Batumi
Ordabasi-Petrokub
Dinamo Minsk-Pjunik/Sportiim.al/