Zvajer, arbitri i Itali- Shqipëri
43 vjeçari i lindur në Berlin me eksperiencë në Bundesligë, Champions League, Europa League, vendos drejtësi në ndeshjen e parë të Kuqezinjëve.
Gjermani Feliks Zvajer do të jetë arbitri i caktuar nga UEFA për ndeshjen e Grupit B Itali- Shqipëri të Euro 2024.
Edhe pjesa tjetër e arbitrave është e gjitha gjermane:
Stefan Lup dhe Marko Aushmyler do të jenë dy asistentët, ndërsa në rol si gjyqtar i katërt do të jetë i mirënjohuri Daniel Siebert.
Bastian Dankert do të jetë drejtues i VAR. Ndeshja në program të shtunën më 15 qershor në orën 21:00 në ‘Signal Iduna Park’, Dortmund./Sportiim.al/